"Jo seriozë, po infektime"

Haki Abazi: Rritja e numrit të rasteve është pasojë edhe e asaj që qytetarët nuk po e merrin seriozisht qeverinë

Haki Abazi i Vetëvendosjes fajëson qeverinë. Qytetarët nuk po i merrin seriozisht paralajmërimin e qeverisë prandaj ka të infektuar.

Haki Abazi: Rritja e numrit të rasteve është pasojë edhe e asaj që qytetarët nuk po e merrin seriozisht qeverinë

Në emisionin “Special” në KlanKosova, Haki Abazi, ka thënë “se rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, është pasojë e keqmenaxhimit të kësaj situate nga ana e kësaj qeverie, madje edhe rritja e numrit të të infektarve është edhe pasojë e asaj që qytetarët nuk po i marrin seriozisht paralajmërimet e qeverisë”, njofton Insajderi.

Abazi më pas i pyetur se a ka faj Vetëvendosje për rritjen e numrit të të infektuarve meqe ka organizuar dy tubime masive në kohë pandemie? – Ai është shprehur se “kjo nuk është e vërtetë, ne kemi vepruar sipas të dhënave shkencore dhe krahasimeve me vendet tjera të cilat kanë organiziar protesta në kohë pandemie”./Insajderi.com