Haki Abazi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se vrasjet e patriotëve shqiptarë dhe krimet kundër shqiptarëve nuk duhet të falen dhe duhet të zbardhen, njofton Insajderi.
Kështu shkruan Abazi, pak pas njoftimit të Gjykaës Speciale se ka ngritur aktakuzë kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari”, shkruan Abazi.
“UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë”./Insajderi.com