Ka reaguar edhe kandidati i LDK-së për Istogun, Haki Rugova, ndaj vendimit të PZAP-it.
Ai gjatë një interviste për Radio Dukagjinin ka komentuar vendimin e PZAP-it, duke mos e pranuar dhe e quajti të panevojshëm rivotimin në Istog.
“Rivotimi në Istog është i papranueshëm për mua dhe ne kemi kërkuar që të anulohen votat me postë dhe të shpallem fitues i zgjedhjeve në Istog”, ka thënë Rugova.