Haki Rugova nuk “lëshon pe” – Rizgjedhet kryetar i LDK-së në Istog

Haki Rugova nuk “lëshon pe” – Rizgjedhet kryetar i LDK-së në Istog

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në Pejë, Istog dhe Kamenicë.

Në Istog përsëri në krye të Degës është votuar Haki Rugova.

Ketë e ka konfirmuar për Express zyrtarët e LDK’së që kanë marrë pjesë në Kuvendet Zgjedhore.

Rugova përveç pozitës së kryetarit të degës, është edhe kryetari i kësaj komune tash e disa mandate.

Ndryshe, LDK ka përfunduar thuajse gjitha kuvendet zgjedhore në komuna. Gjatë ditës së djeshme, Lutfi Haziri është rikonfirmuar si kryetari i degës së Gjilanit. Ndërsa, deputeti, Anton Çuni u zgjedh kryetar i degës në qytetin e Prizrenit.