Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, që të hapë qendra për të vaksinuar kosovarët.
Kjo pasi sipas tij institucionet e Kosovës janë duke e neglizhuar sigurimin e vaksinave.
Për këtë, Haliit tha se është në gjendje të marrë çfarë do vaksine që marrin qytetarët e Shqipërisë.
“Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombësit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë”, tha Haliti. /Insajderi.com
Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama
Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh…
Posted by Xhavit Haliti on Tuesday, 6 April 2021