Haliti për zhvillimet në Kuvend mes PDK-së e VV-së: Partitë kanë shumë mundësi që të bisedojnë mes veti

Haliti për zhvillimet në Kuvend mes PDK-së e VV-së: Partitë kanë shumë mundësi që të bisedojnë mes veti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliit, ka thënë se ka shumë mundësi për të biseduar partitë mes veti duke iu referuar përplasjes së deputetëve të Lëivzjes Vetëvendosje me ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të enjten kishte konfrontim fizik e verbal mes deputetëve të dy partive më të mëdha në Kosovë.

“Të metat e informacionit, të metat e mundësive për të komunikuar me njëri-tjetrin, për t’i shqyrtuar disa çështje të cilat mund të shqyrtohen edhe në kushte normale në zyre, në salla të veçanta të Kuvendit të Kosovës, në takime me ministra. Mendoj se ka shumë mundësi me biseduar e me sqaruar gjëra’, shtoi ai për RTV21.

Haliti sqaroi ngjarjen sesi filloi e shkoi deri te situata e djeshme në Kuvend.

“Filloj pothuajse për çështje të së kaluarës dhe përplasjet ishin me akuza e kundër-akuza. Ato që ndodhën ishin më shumë përplasje, reagim do të thoja edhe i PDK’së por ishte edhe provokim ndaj PDK’së që u bë në sallë”, tha Haliti. /Insajderi.com