Halil Kastrati bën me shtëpi dy familje katolike në Zym të Hasit

Halil Kastrati bën me shtëpi dy familje katolike në Zym të Hasit

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit në tri vitet e fundit ka ndërtuar mbi 200 shtëpi për familjet e varfra.

Këtë herë kjo shoqatë këto ditë ka ndihmuar dy familje katolike në fshatin Zym të Hasit.

Hoxha, Halil Kastrati me këtë rast ka thënë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” u ndihmojnë nevojtarëve pa dallim religjioni.

“Jetimat e Ballkanit’ nuk kanë përzgjedhje të nevojtarëve. Nevojtari është nevojtar, pa marrë parasysh religjionin, ngjyrën, racën. Jemi sot në fshatin Zym, një shtëpi është në përfundim, dhe një tjetër ka ngelur ende pa u meremetuar dhe mobiluar, por do të kryhet. Kemi dhuruar edhe banesa për familjet krishtere, derisa kemi familje të krishtera që ushqehen në kuzhinën tonë. Synimi jonë është ku është nevojtari të jemi edhe ne, pavarësisht se kush është ai”, ka theksuar Kastrati.