
Halil Kastrati nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, thotë se nuk është i gatshëm ë të hyjë në politikë.
“Jam shumë mirë këtu ku jam. Mendoj që përderisa kemi ardhur në këtë ditë që është vlerësim i popullatës, shpirti më thotë të jem këtu. Nuk jam i dhënë për politikë”, është shprehur Kastrati për Klan Kosovën.
“Dikush e sheh veten ndoshta edhe këtu edhe në politikë, unë jam i dobët për sfera tjera, përfshirë edhe politikën. Këtu ku jam, jam shumë mirë. Dua të vazhdoj këtu deri në ditët e fundit të jetës sime”, tha ai.
Kastrati njoftoi se për festën e 28 nëntorit do të dhurohen 28 shtëpi për nevojtarët.