![Halil Matoshi flet për vdekjen e Rrahman Morinës – tregon nëse vdiq nga sulmi në zemër apo nga helmimi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/rrahman-morina-730x440.png)
Mbrëmë në televizionin publik të Kosovës janë publikuar për herë të parë pamjet e një prej ngjarjeve më misterioze të viteve 90’të në Kosovë – vdekjes së Rrahman Morinës, ish zyrtarit të lartë krahinor që u bë bashkëpunëtor i Serbisë.
Ka 30 vjet që spekulohet për këtë rast, pas shumë shpesh thuhej se Morina është vrarë me revole, helmuar apo ndonjë konspiracion tjetër.
Për të biseduar rreth kësaj çështjeve Express ka kontaktuar me gazetarin shumëvjeçar Halil Matoshi i cili ka treguar se pse sipas tij janë krijuar teoritë konspirative rreth vdekjes së tij.
Matoshi thotë se arsye që gjithçka kishte mbetur e mjegulluar është fakti që mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur atë kohë nga masat e dhunshme të Beogradit.
Ai thekson se regjimit në Beograd nuk i konvenonte vrasja e Morinës dhe se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.
“Mirëpo duket se nuk ishte në interesin e kreut serb helmimi ose vrasja e tij, porse Rrahmani i gjallë i bashkuar me idenë serbe të mposhtjes së kryengritjes politike të Kosovës, ishte interes madhor serb. Mirëpo, ashiqare ai vdiq nga ataku kardiak, duke mos mund ta menaxhonte presionin e dyfishtë si dhe ndërgjegjen e tij të rënduar, sepse derisa ai punonte me njerëzit e Milošević-it, në Kosovë njerëzit arrestoheshin me arbitraritet, torturoheshin e vriteshin për të vetmen arsye se ishin shqiptarë. Së këndejmi, Morina ishte ndër përgjegjësit e fashizmit konsensual serb,” thekson ai.