Kandiditatja për kryetare të Ferizajt nga Lidhjea Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se nuk duhet të tronditemi vetëm nga vrasja fizike, por edhe nga gjuha e vrasjes që iu drejtohet vajzave.
Deklarata e saj erdhi pasi Policia e ka cilësuar “vrasje të rëndë”, atë që i ndodhi një 18 vjeçareje në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe një tjetër është në kërkim.
Ndaj kësaj ngjarjeje tragjike ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “dhuna nuk duhet të normalizohet”.
Po ashtue dhe Rrjeti Grave, ka reaguar rreth rastit duke kërkuar dënim maksimal për “autorët e krimit”
Të dielën është raportuar së një vajzë është dërguar e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt, nga disa persona të cilët janë larguar më pas./Insajderi.com