Haliti: Do të jem pjesë e garës në këto zgjedhje

Haliti: Do të jem pjesë e garës në këto zgjedhje

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur se beson që do të jetë pjesë e garës në këto zgjedhje, njofton Insajderi.

Ai në Emisionin Imazh në RTK, ka thënë më pas  se nuk do të kishte  dëshiruar që të bëhen grupacione brenda partive politike, ose forma të ndryshme të grupimeve.

Ndër të tjera ai foli për mungesën e tij në legjislaturën e fundit, ku sipas tij ka qenë një pushim i mirëseardhur, ngase ndjehesha i lodhur nga puna e aktiviteti i gjatë, por gjithashtu ndihesha i mërzitur edhe veprimet në Parlament, që nuk miratoheshin ligjet.

Tutje ai shprehu vlerësimin lidhur me deputetët e legjislaturës së fundit, që sipas tij ishte e dhembshme kur deputetët nuk ishin të përgjegjshëm për të punuar në Kuvend, që të bënin kuorumin dhe të votonin ligjet në të mirë të vendit.

Ai hodhi idenë që për ndryshimin e ligjit për Kuvendin, që të penalizojë deputetin që nuk bëhet i përgjegjshëm karshi punëve në Kuvend.

Por ai hodhi fajin edhe te grupet parlamentare që sipas tij nuk ka qenë e përgjegjshme.

Më tej ai foli për PDK-në në përgatitjen në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tij, kryetemë do të jetë ekonomia dhe kujtoi legjislaturën e fundit, premtimet e tyre për luftën kundër korrupsionit që nuk u realizua, ndërkohë që foli edhe për koalicionet e mundshme mes PDK deh partitë tjera.

”Ende s’kemi bërë ndonjë marrëveshje me partitë tjera për koalicion me partitë tjera të vogla, ndonëse partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte partisë sonë. Nëse jemi koalicion, duhet të kemi grup parlamentar unik”

Tutje Haliti hodhi kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me disa vendime të saj ndaj veprimeve në Kuvend në të shkuarën, fjala vjen deputeti ka imunitet, nuk ka mundësi ta dërgojë në Prokurori deputetin pa ia hequr imunitetin as pa lajmëruar kryetarin e Kuvendit, etj., përveç nëse kapet në ndonjë veprim të rëndë.

”Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi, jo GjK, por ne kemi bërë praktikë në respektimin e vendimeve të saj deri më tani”, deklaroi Haliti./Insajderi.com