Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për bombardimet e NATO-s para 22 vjetësh, njofton Insajderi.
Haliti në T7 ka thënë se ka kërkuar një dokument si garanci që SHBA-të qëndrojnë mbrapa këtij ultimatumi.
“Fillimisht ne kemi zhvilluar një debat brenda delegacionit. Unë kam kërkuar një dokument shtesë që mund të ketë garanci që SHBA-të qëndrojnë mbrapa këtij ultimatumi. Sigurisht ata i kanë pasur mikrofonat dhe na kanë dëgjuar çka po flasim dhe pas 10 minutash ka hy Albright dhe e kanë sjell një shkresë, por pa kokën e departamentit të shtetit, por vetëm si zonja Albrioght.
Kam kërkuar shtesë mendim nga dikush i komunitetit për sigurinë kombëtare të SHBA-së, dhe përgjigja përfundimtare ka qenë “Nëse nënshkruani, asgjësoheni””, ka treguar Haliti./Insajderi.com