Deputetët Bilall Sherifi dhe Albulena Haxhiu kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi udhëheqësi i seancës, nënkryetari Xhavit Haliti nuk ua dha fjalën.

Haliti s’ua dha fjalën – Sherifi e Haxhiu lëshojnë seancën

Haliti gjatë fjalës së ministrit Dardan Gashi i tha deputetit të Nismës, Sherifi, se nuk mund t’ia japë fjalën pas çdo diskutimit.

“Nuk ka replikë. Në rregullore është. Kushdo që flet t’i do t’i bësh replikë a? A mos të ka përmendur kush emrin? Rri bre burrë”, ka thënë Haliti.

E në anën tjetër, Sherifi i tha Halitti se ai dhe kryetari i Kuvendit e interpretojnë ndryshe prej njëri-tjetrit rregulloren.

“Çdo deputet, përpos emrit edhe kur t’i referohet kësaj apo atij, ka të drejtë replike”, u shpreh ai.

Në anën tjetër edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë.

E tek i gjithë ky debat erdhi pas shqyrtimit të parë të projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku u kërkua që përveç përfshirjes së ditëve të pushimit, të dënuarve që qëndrojnë në burgje t’u lejohet edhe pakoja ushqimore.