
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ai ia kishte vendosur emrin UÇK-së.
“Po unë e kam propozuar, kryesia e LPK-së e ka miratuar”, ka thënë Haliti të martën në T7.
Sipas tij, ka pasur propozime edhe për emra të tjera, por është vendosur që të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
UÇK ishte produkt i Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Gjatë viteve 1997-1999 u zhvillua luftë aktive kundër forcave militare serbe. /Insajderi.com