
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se vetting në drejtësi “do t’i shërbejë Qeverisë për ta kontrolluar pikërisht drejtësinë”.
Ai në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se është ithtar i vettingut, por kritikoi mënyrën sesi po synohet.
“Prapë se prapë po besoj që mënyra se si po prezantohet është një tendencë për ta marr në kontroll drejtësinë dhe me i dhënë mundësinë opozitës për me e akuzu pozitën për kapjen e shtetit. Uroj që ta arrini dhe ta ç’kapni shtetin për çka na keni akuzuar tërë kohën”, ka thënë ai.
Xhaviti i kritikoi edhe disa pjesë të planit të Qeverisë në seancën ku po diskutohet programi i ekzekutivit për 2021/2025.
Partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore vetting në drejtësi.Top of Form
Për këtë proces është zotuar edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ky vetting parashihet edhe në planin programin katërvjeçar të Qeverisë. /Insajderi.com