Të vrasësh për pikë të qejfit, darka festive e vrasjes së 180 hebrenjve

Të vrasësh për pikë të qejfit, darka festive e vrasjes së 180 hebrenjve

Të vrasësh për pikë të qejfit: Darka festive e vrasjes së 180 hebrenjve: gazetari zviceran, Sacha Batthyany, e dinte se ishte pjesë e një familjeje aristokrate, që për bërthamë kishte hallen e tij të respektuar. Nuk kishte dëgjuar asnjëherë për ballon e organizuar më 1945, që u shndërrua në gjakim personal, i cili i kushtoi me kërcënime prej të afërmve dhe kulmoi me një libër, shkruan gazetarja Gili Izikovich në një rrëfim të gjatë mahnitës në gazetën izraelite, “Haaretz”

Në një mëngjes prilli më 2007, Sacha Batthyanyt i ishte afruar një kolege e moshuar në redaksinë e një gazete të përditshme zvicerane ku atëherë po punonin të dy. Kolegia ia hodhi para syve një gazetë. Ishte një raport hulumtues me titullin “Nikoqirja nga ferri”, publikuar në një të përditshme gjermane.

Me sytë katër në ballinë, Batthyany nuk po e merrte vesh pse ajo po ia tregonte pikërisht atij këtë shkrim, por pastaj pa fotografin e nikoqires dhe e njohu menjëherë.

Ishte Margit, halla e babait – dikush për të cilën familja kishte demonstruar respekt të pashembullt dhe ishte pikërisht ajo personi rreth të cilit lidheshin të gjithë. Kështu që ai e lexoi menjëherë shkrimin. Në mars 1945, thuhej aty, pak para fundit të Luftës së Dytë Botërore, Margiti kishte organizuar një ndejë në qytezën Rechnitz në kurin austriako-hungarez për t’ua bërë qejn miqve nazistë, Ajo, e bija dhe trashëgimtarja e baronit dhe magnatit evropian, Heinrich Thyssen, dhe miqtë e saj u bënë tapë dhe vallëzuan.

Në kulmin e asaj ndeje, për pikë të qejfit, dymbëdhjetë prej mysafirëve hipën në kamion ose ecën në këmbë deri te fusha afër, ku ishin mbledhur 180 skllevër hebrenj që po ndërtonin fortikime. Ata tashmë ishin detyruar forcërisht të hapnin një hendek dhe po rrinin të gjunjëzuar.

Mysafirët i qëlluan me radhë hebrenjtë para se t’i ktheheshin qejt në ndejën e lënë në gjysmë. Organizatori i këtij operacioni ishte i dashuri i Margitit, Hans Joachim Oldenberg. Burri i Margitit, konti Ivan Batthyany, vëlla i gjyshit të Sacha Batthyanyt, ishte gjithashtu pjesëmarrës në ndejë. Ishte hera e parë që Batthyany, atëherë 34 vjeç, po dëgjonte për këtë incident.

Do të tronditej. «Le të mos e mendojmë se ishte halla ime», thekson Batthyany, i cili vizitoi javë më parë Izraelin si mysafir i panairit të librit të Jerusalemit.

“Është thjesht një rrëfim i pabesueshëm, brutal i kësaj nate. Dua të them, e di se ka qindra e mijëra rrëme të tjera të dhunshme nga lufta – nuk dua të bëj krahasime, por nëse e lexoni se çfarë ndodhi atë natë, thjesht është e pabesueshme”.

Në shkrimin e “Frankfurter Allgemeine Zeitungut”, autori David Litcheld përshkruan ndejën si festë të vdekjes. Të vrasësh për pikë të qejt.

“U trondita. U trondita dhe u habita pse kurrë nuk kisha dëgjuar për këtë histori. Dhe kisha studiuar historinë, dija më shumë se një person tjetër mesatar, por kurrë nuk kisha dëgjuar për këtë masakër ose për Rechnitzin, ose për lidhjen e familjes me farë rrëfimi të lidhur me Holokaustin”.

“Mbaj mend se duhej të kryeja një punë koti me të cilën po merresha, por njëherësh po mendoja se mezi po prisja të flisja me babanë”, thekson Batthyany.

“Kjo zonë ndërmjet Budapestit dhe Vjenës është vendi i prejardhjes së familjes sime, ku familja ime kishte tokë dhe kështjella, dhe shërbëtorë. Kujtoj se e pyeta babanë: A ke dëgjuar ndonjëherë për Rechnitzin? Dhe ai tha: Natyrisht. Pastaj e pyeta: A ke dëgjuar për masakrën? dhe ai tha: Po, po. Kam dëgjuar për të. Afërmendsh se kam dëgjuar, nuk jam budalla. Kështu që e pyeta: A e ke ditur se Margiti ishte në ndejë natën e masakrës? Dhe ai ma ktheu: Po, krejt e kanë ditur”.

“Kështu që nuk po flsja me logjikë siç po as, por thashë pak a shumë këto fjalë: Pra, ke ditur për A-në, dhe ke ditur për B-në, por kurrë nuk ke bërë ndërlidhje? Dhe ai tha se jo nuk e kishte bërë këtë lidhje, dhe tha: Nuk di pse nuk e kam bërë”.

“Ky ishte moment që u shndërrua në pikë fillestare të krejt kësaj beteje shpirtërore pse nuk u bë lidhja. Pse jo? Kush e ka të drejtën të vendosë të mos pyetet? Ai tha se kurrë nuk e kishte menduar këtë punë. Ai kurrë nuk kishte menduar se kishte ndërlidhje ndërmjet njerëzve në kështjellë dhe asaj çfarë ndodhi jashtë saj. Krejt e kanë ditur se Margiti kishte lidhje me nazistët, ishte gjermane që ishte e përfshirë kokë e këmbë në regjimin nazist dhe kishte afera, por askush asnjëherë nuk shtroi pyetje”.

Trazim personal

Këto pyetje u shtruan hapur një dekadë më vonë në “Krim në familje”, libri mahnitës që Batthyany e shkroi për incidentin, shkruar në gjermanisht, dhe përkthyer në anglisht prej Anthea Bellit. Kërkimi i thellë në fakt kishte nisur qysh në atë mëngjes prilli më 2007. Si puna e çmontimit të një bombe prej një inxhinieri ushtarak, edhe ai i qëroi hollësitë e nevojshme historike që duhej të viheshin në pah. Fakti se po shtronte dilema për familjen e tij aristokrate, fakti se po gërmonte shtresat e kësaj historie turpëruese, kërkonin edhe guxim të madh. Ishte edhe njëfarë trazimi personal: çfarë lidhje kishte ai më këtë histori? Si kishe ndikuar ajo në jetën, personalitetin dhe imazhin e tij?

Gjithçka ishte integruar në libër prej këndeve të ndryshme të vështrimit. Nuk është vetëm rrëfimi i asaj nate të llahtarshme.

Batthyany zhbiron lidhjen ndërmjet gjyshes Marita, dhe një gruaje argjentinase me emrin Agnes Mandel, refugjate hebraike nga fshati në të cilin të dyjat ishin rritur, njëra si e bija e një fisniku lokal dhe tjetra si e bija e hebrenjve të fshatit, të cilët u vranë.

Ai rrëfen edhe historinë e gjyshit, i cili ishte burgosur për një dekadë në Siberi dhe u kthye vetëm si hija e burrit të dikurshëm; rrëfen si gjyshërit nga ana e babait u arratisën me babanë e tij, atëherë riosh, nga Hungaria e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik, në shtëpinë e konteshës së kamur Margit.

Merret edhe me patologjinë e familjes, patologjinë e burrave të cilët i ishin përjetësisht mirënjohës Margitit, dhe të cilët preferuan që asnjëherë të mos shtrohej asnjë pyetje.

Batthyanytë ishin aristokratë evropianë, të cilët humbën pronat nën pushtimin sovjetik, por gjithsesi ishin të rëndësishëm. Batthyany thekson se kur e vizitoi Hungarinë, mbiemri mahniti stan e hotelit, të cilët e trajtuan me respekt të madh dhe i çonin shampanjë dhe fruta në dhomën e tij. Rritur në Zvicër, ishte parë si djalë ndryshe prej shokëve me prindër emigrantë

(“Kam mbiemër të vështirë dhe njerëzve ua hante mendja se jam nga India”) dhe nuk e dinte se diku kishte rrugë, kështjella, parqe dhe madje një tortë me emrin e familjes. Gjithashtu nuk kishte ide për shumë pasardhës Batthyany, që organizonin ndeja të herëpashershme familjare në Austri ose Hungari.

Por ajo që Batthyany e kishte parë në raportin e gazetës gjermane ndryshoi gjithçka. Ai reagoi si gazetar, duke ia mbushur mendjen shet të tij që t’i jepte kohën e duhur për ta hulumtuar. Nisi të lexonte dhe kërkonte në arkiva.

Nisi t’i pyeste edhe kushërinjtë e largët të cilët kurrë nuk i kishte takuar. Kur njëri prej kushërinjve i tregoi për një ndejë familjare që do të mbahej, i tha se do të shkonte edhe ai dhe se planifikonte ta diskutonte këtë çështje. Në libër e përshkruan takimin: disa Batthyany, duke ngrënë sanduiç dhe pirë kafe prej filxhanëve elegantë, e asnjëri prej tyre nuk kishte dëshirë ta diskutonte këtë çështje. «Pas njëfarë kohe, situata përnjëmend u acarua”, thekson ai.

“Njëri prej dajallarëve pleq tha: E çka nëse krejt kjo nuk është e vërtetë dhe: Kush e drejton mediumin dhe për interesat e ngushta, si dhe për punën e antisemitizmit. Elfriede Jelinek, dramaturge austriake, shkroi një dramë për rrëfimin, dhe ata po flisnin për të dhe u nxe situata”.

Si film mafioz

Ai kujton si sa më thellë që po gërmonte, aq më të tensionuara bëheshin reagimet, deri në pikën kur kushërinjtë e paralajmëruan që ta linte krejt këtë punë. “Më telefonin si në filma mafiozë – pa shaka, thirrje anonime ku thuhej nuk ka rëndësi emri yt. Thjesht po të them lëre këtë punë». Në takimin familjar, njëri prej dajallarëve me të cilin ishte goxha i afërt, i tha: Mos luaj me emrin e familjes tonë. Nuk ki ide çfarë mund të ndodhë”.

Por Batthyany vazhdoi kërkimin, duke udhëtuar tri herë në Rechnitz, herën e parë si turist. “Pastaj fola me kryetarin e qytetit, kryetari ishte i sjellshëm. Madje fola me një grua që atë natë ishte në ndejë, që ndërkohë ka vdekur. Ajo tha se jo vetëm se ishte halla ime aty, por edhe burri i saj, Ivani, i cili ishte pjesë e familjes time. Madje babai im dhe Ivani ishin goxha të lidhur”.

“U deshën dy muaj. Po punoja në një revistë atëherë dhe eprori im më lejoi të përqendrohesha në këtë punë, por pas disa javësh e kuptova se do të dilte ndryshe prej hulumtimeve të tjera deri atëherë i kisha realizuar”.

Kërkimi fillestar i Batthyanyt rezultoi me një rrëfim të gjatë reviste, por subjekti nuk po e linte rehat. Megjithëse bëhej fjalë vetëm për një natë në historinë e familjes, që ndihej mjaftueshëm e distancuar prej ngjarjes që ia doli ta shtypte, Batthyanyn nuk po e zinte vendi-vend.

Ai vazhdoi të punonte, u martua dhe krijoi familje. Ai sot ka gruan dhe tre fëmijë, me të cilët jeton në Ëashington, ku është korrespondent i të përditshmes gjermane Süddeutsche Zeitung dhe asaj zvicerane Tages Anzeiger dhe për publikime të tjera.

Por ajo që ishte menduar si shkrim i gjatë reviste, nisi ta ndiqte si hije. Kur sovjetikët e pushtuan Hungarinë, dhjetëra mija njerëz, përfshirë babanë dhe gjyshin e tij, u larguan nga vendi. Por ndryshe prej të tjerëve, që përfunduan në një kamp refugjatësh të Kryqit të Kuq, udhëtimi i tyre përfundoi kur halla e kamur dërgoi një shofer privat për t’i marrë dhe sjellë në një kështjellë afër kurit italiano-zviceran. Darka e parë elegante ishe shoqëruar me gota me sheri.

Halla Margit e punësoi gjyshin e Batthyanyt në njërën prej fabrikave të saj, nancoi krejt shkollimin e babait të tij, i cili, siç e mori vesh më vonë, ishte gura dominuese matriarkale në familje. «Nuk mund ta lëshoja rastin nga dora», thekson ai.

“E dija se çka duhej të dija, por nuk kisha kryer punën deri në fund. E dija, ishte fjala për familjen time dhe pyetjet nuk kishin të rreshtur. Titulli i librit në gjermanisht është saktësisht pyetja që më intrigonte atëherë: Çfarë lidhje ka kjo me mua? E mora vesh se kjo ishte pyetja që më interesonte, por nuk kisha ide si do t’i qasesha dhe si do t’i përgjigjesha”.

E ndërlikuar i doli përgjigja. Batthyany nisi të shkonte te psikanalisti dhe pjesë të bisedës me të shfaqen edhe në libër. Ka edhe pjesë të një ditari të gjyshes shkruar dhe publikuar zellshëm në vitet e fundit të jetës së saj.

Gjyshja et për familjen Mandl, prindërit e Agnesit që përfunduan në Argjentinë. Batthyany e ka takuar Agnesin dhe të bijat e saj, dhe ka krijur lidhje të ngushtë me to bazuar në fatin dhe pikëpamjet e përbashkëta.

Ai ka udhëtuar gjithashtu në Siberi për t’i rënë në gjurmë jetës së gjyshit në Gulag dhe për të kuptuar çfarë ndodhi me të gjatë asaj dekade për të cilën kurrkush kurrë nuk e çeli gojën. Pamja që krijohet nga libri është e gërshetuar mirë, duke lëvizur prej personales nga historikja, duke nxjerrë të lidhur viktimën dhe kriminelin si pjesë të së njëjtës familjeje.

Fiksimi i Batthyanyt për të kalurën, për çfarë ndodhi dhe kush ishte i përfshirë, duket nganjëherë si imazh pasqyre i asaj që i shqetëson fort izraelitët, një dëshirë për të gërmuar dhe deshifruar të tanishmen nëpërmjet njerëzve të humbur ngaherë.

Batthyany shkruan në faqen e fundit të librit për ngjashmëritë ndërmjet tij dhe fëmijëve dhe nipave të Agnesit, përsëri si imazh pasqyre. Ai thotë se Agnesi dhe të bijat, madje edhe nipat e të bijave, “gjithnjë shkonin në Hungari, në atë fshat të vogël në mes të askundit”.

Ai kujton: “Përnjëmend nuk ka kurrgjë atje. Dhe ata përherë shkojnë – nuk e di, për të kërkuar diçka ose thjesht për të qenë atje, dhe gjithnjë ishte habitëse për mua se edhe brezi pasues, ende nuk ndihet rehat dhe interesohet për rrënjët”.

Batthyany thekson se gjatë kohës së studimit të historisë dhe psikologjisë në universitet, madje edhe si gazetar, nuk kishte shkruar rrëfime për Hungarinë dhe Luftën e Dytë Botërore. “Më parë (para vitit 2007), nuk isha edhe aq i interesuar për historinë e familjes time. Thjesht e dija se emri i familjes ishte shumë i rëndësishëm në Hungari”.

“Krejt papritur”, thekson ai, nisi të interesohej, “dhe vërtet mendoj se mbase lidhet me karakterin tim”, reflekton ai. “Por ma merr mendja gjithashtu (se mungesa e interesimit për historinë) lidhet me Zvicrën. Unë vërtet mendoj se Zvicra, megjithëse në zemër të gjithçkaje, është një njëfarë boshllëku historik. Nuk ka kurrgjë që të nxit të mendosh çfarë ka ndodhur.

Nuk ka monumente, për shembull. Kur jeni në Hungari, madje edhe fshati më i vogël i ka tri, katër, pesë monumente në qendër të katundit. Për shembull, një është për viktimat e Holokaustit, tjetri është për viktimat e Gulagëve të Stalinit, dhe ende hahen se cili është më i lartë. Kjo është Hungaria”.

“Pra, e vetmja gjë e lidhur me të gjitha këto gjëra dhe të gjithë këta kapituj të errët të historisë tonë është në shkollë, ku e keni mësuesin – por gjithçka në teori, e jo diçka që e ndan në sensin emocional”.

Ai thotë se shumica e fëmijëve zviceranë nuk i pyesin prindërit dhe gjyshërit çfarë kanë bërë gjatë kohës së luftës. “Nuk i pyesin se nuk kanë kushedi çka të tregojnë”, thekson ai. Në fakt, vëren ai, jeta në Zvicër nuk kërkon konfrontim me të kaluarën tënde, ose me çfarëdo të kaluare. Kujton se lexuesit e parë të librit ishin miqtë ose gazetarët nga Zvicra.

Megjithëse i shprehën konsiderata për shkrimin, ata do të preferonin të shkruante edhe gjëra si “përnjëmend nuk e kuptoj këtë punën me të kaluarën”, thekson ai.

Ai thotë se në Zvicër konsiderohet e çuditshme lidhja me të kaluarën. Batthyany qeshet dhe thotë: “U frikësova sepse mendova se nuk duhej t’i hyja kësaj pune”. “Por pastaj libri u prit krejtësisht ndryshe në Hungari, Gjermani dhe Austri (krahasuar me Zvicrën). Të kaluarën gjithnjë e bart me vete, sepse ajo je ti. Ka prej atyre që nuk duan të jenë të ndërgjegjshëm, por nëse ndjeni peshën e të kaluarës, do të shihni lidhjen me të tashmen, me atë kush në të vërtet je ti”.

INSAJDERI SJELL HULUMTIMIN PËR HISTORINË E EL CHAPO`S KOSOVAR: I BURGOSURI QË PËRFITOI 11 TENDERË