Hamza jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit

Hamza jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit

Kryetari në ardhje i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe deputetit.

Ai thotë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.

Ai ka thënë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.

“Tanimë e kam njoftuar kryetarin e Kuvendit se kam dhënë dorëheqje prej postit të deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit dhe tash pres që të krijohen kushtet juridike për ta pranuar detyrën. Duhet krijuar rrethanat ligjore për t’u themeluar asambleja dhe për të vazhduar punën”, ka thënë Hamza.

Hamza në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor arriti të fitojë Mitrovicën pa balotazh me 53 përqind të votave.

Hamza u rendit i pari duke e mundur bindshëm kryetarin e deritanishëm të Mitrovicës, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtirin. /Insajderi.com