Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, i ka ftuar qytetarët e kësaj komune të votojnë në mënyrë të dinjitetshme “siç dijnë mitrovicasit”, përcjell Insajderi.com.
Këto komente i ka bërë pas procesit të votimit, ku ishte i shoqëruar nga familja e tij.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të votojnë, gjithçka ishte në rregull, uroj që gjithçka të përfundoj mirë”, tha Bedri Hamza.
Në garë për kryetar të Mitrovicës janë Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Agolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës. /Insajderi.com