Hamza – Kurtit: Ti mundesh me rendit në vend të gjashtë, dialogu prapë të vjen në tavolinë

Hamza – Kurtit: Ti mundesh me rendit në vend të gjashtë, dialogu prapë të vjen në tavolinë

Deputeti dhe njëherësh nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur në lidhje ndaj qëndrimit të Kryeministrit Albin Kurti, për dialogun me Serbinë, njofton Insajderi.

Hamza gjatë një prononcimi për ATV është shprehur se alternativa e vetme është dialogu me palën serbe, ai duke thënë se Kurti nuk mund të i shmanget dialogut pavarësisht renditjes që ai e bën.

“Nuk mundemi me thanë që dialogu nuk qenka prioritet, realisht para të gjitha punëve tjera po merresh me dialogun, ndoshta jo direkt dialog por për temën e dialogut, me faktorë të rëndësishëm, si pjesë e këtij procesi. Dialogu është alternative e vetme, për adresimin e këtij problemi mjaft kompleks”.

Tutje ai ka shtuar se duhet t’i ushtrojë detyrat e veta që i’a përcakton ligji.

Kryeministri i Kosovës duhet të i ushtrojë detyrat e veta ligjore dhe ne si opozitë do ta japim kontributin tonë do ta përkrahim institucionet e vendit tonë, në momentin kur ne bindemi që kjo është ajo e duhura për vendin tonë d.m.th. është e pranueshme. Ti rendite ku të duash, në rend të parë, të dytë, të tretë apo të gjashtë prapë se prapë ai të vjen në tavolinë dhe ti ke me u merr me të, prandaj duhet të sillemi me përgjegjësi dhe të jemi të kujdesshëm që me veprime tona të bëjmë efekte pozitive e jo diçka që mund të sjell ndonjë efekt negative”./Insajderi.com