Hamza: PDK-ja është pro këtij mocioni, por nuk i kemi votat

Hamza: PDK-ja është pro këtij mocioni, por nuk i kemi votat

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, por nuk po munden, njofton Insajderi.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini, Hamza tha se “nëse ka garancion se ka vota të mjaftueshme atëherë munden me rrëzu Qeverinë Hoti”.

“Nuk po mundemi, kjo është punë matematike, 61 vota duhet me i pas për me rrëzuar. Ka moment kur ki garanca që i ki 61”.

Në fund Hamza ka thënë se  le ta sjellin në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti, atëherë PDK-ja do të votojë për atij mocioni./Insajderi.com