
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë pritur ngrohtësisht kolegun e tyre, Bedri Hamzën, pasi që ky i fundit u shpall fitues i zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e Jugut me mbi 50 për qind të votave, përcjell Insajderi.com.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet të martën, Hamza është uruar ngrohtësisht nga bashkëpartiakët për fitoren e tij bindëse në këtë komunë.

Bedri Hamza duke u përshëndetur me deputetët e PDK-së.
Hamza arriti që të dielën, në zgjedhjet lokale, të marrë 53.86 për qind të votave, duke lënë pas Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje me 34.40 për qind dhe Armend Agollin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 11.74 për qind.

Bedri Hamza duke u përshëndetur me deputetët e PDK-së.
Ndryshe, në këto zgjedhje, Partia Demokratike ka fituar katër komuna pa balotazh, ndër to edhe Ferizaj, Skënderaj dhe Hani i Elezit./Insajderi.com