Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë fjalimit të tij në seancën ku është duke u debatuar për faljen e gjobave anti-COVID-19, ka thënë se nuk është korrekte nga kjo qeveri që të ngatërrohen tatimet me gjobat, shkruan Insajderi.
Ai tha se nuk është mirë të ngatërrohen as periudhat para pandemisë dhe gjatë pandemisë.
“Tatimet janë diçka tjetër. Nuk është mirë me i ngatërru periudhat para pandemisë edhe gjatë pandemisë. Ne kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Kushtetuese të cilat i kanë shpallur anti-kushtetuese vendimet e Qeverisë”, ka thënë Hamza.
Ai po ashtu, ka kërkuar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati që të zbatohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Sipas tij, Kosova sa i përket menaxhimit të ekonomisë është e fundit e madje siç tha ai edhe përballë vendeve të rajonit./Insajderi.com