Hamza-Qeverisë: Zbatojeni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Hamza-Qeverisë: Zbatojeni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Qeveria që të fillojë me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Insajderi.

Hamza në seancën e sotme ku po diskutohet për ekonominë, po ashtu ka kërkuar nga Qeveria që vaksinimi i popullatës të jetë prioritet pasi sipas tij, kjo përveç shëndetit do ndikonte edhe në rimëkëmbjen ekonomike.

“Vaksinimi i popullatës është prioriteti lartë, jo vetëm për shëndetin e qytetarëve, por edhe rimëkëmbjen ekonomike. Se gjendja ekonomike është e rëndë tregojnë edhe shumë indikatorë makroekonomik. Kemi një numër të madh të bizneseve që kanë falimentuar , mijëra punëtorë kanë humbur vendet e punës për shkak të vështirësive që kanë pasë bizneset”, ka deklaruar ai.

Hamza, ka thënë që shqetësues është edhe fakti që sipas tij, që as në programin qeveritar të paraqitur “nuk parashihet masë konkrete me burime të qëndrueshme të financimit se si do të bëhet rimëkëmbja e vendit pas pandemisë”./Insajderi.com