Hamza thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i propozuar nga Qeveria nuk i mbështet bizneset

Hamza thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i propozuar nga Qeveria nuk i mbështet bizneset

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i ardhur në Kuvend nga Qeveria, nuk është i duhuri, andaj si të tillë nuk do ta përkrahin, njofton Insajderi.

Hamza tutje ka shtuar se ky ligj i ardhur nga qeveria nuk është adekuat, nuk ka substancë dhe nuk i përkrahë bizneset dhe kategoritë të cilat kanë nevojë.

“Jemi në një situatë kur flasim për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim, apo të themi që ligji propozuar nga PDK është më i mirë. Ne po kërkojmë qe eja të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën për vendin. Sepse ligji i ardhur nga qeveria nuk është adekuat, nuk ka substancë dhe nuk i përkrahë bizneset dhe kategoritë që kanë nevojë. Bizneset duhet të përkrahen me grante”, tha Hamza.

“Nuk mund ta përkrahim kur nuk i adreson nevojat e ekonomisë, është ligj i varfër”, shtoi ai.

Ai tha se me qellim që t’i dalin në përkrahje ekonomisë se vendit kanë dhënë iniciativa qe sipas tij kanë qenë të duhura për adresimin e nevojave të popullit.

Ndërsa për Ligjin për Vlerat e Luftës, Hamza tha se i njëjti nuk ka për qellim të cenojë asnjë liri.

“Jemi të hapur të diskutohet edhe me shoqërinë civile dhe ambasadat që mund të kontribuojnë në këtë çështje, edhe me grupet parlamentare. Ligji nuk ka për qëllim të cënojë asnjë liri”, tha Hamza. /Insajderi.com