Komuna e Hanit të Elezit do të shkojë në rivotim vetëm për kryetar të komunës në qendrat e votimit të kësaj komune.
Ky vendim është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesës së kandidatit të pavarur, Rufki Suma ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, që pretendon se ka pasur presion ndaj votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Shqip.com, tregohet se është pranuar ankesa e Sumës dhe se procesi i votimit për zgjedhjet lokale është anuluar në këtë komunë vetëm për kryetar komune.
Madje në këtë vendim është bërë e ditur se vëzhguesit janë njoftuar se në ditën e zgjedhjeve kandidati i PDK-së, Mehmet Balazhi, bashkë me disa kandidatë të tjerë për asamble komunale, kanë vizituar vendvotimet në këtë komunë dhe kanë përdorur fjalë, si: “A jeni lodhë, a keni ndonjë problem”, kurse në korridor ju kanë drejtuar votuesve me fjalët “votoni nr.177 dhe numrat e kandidatëve”.
Kësaj ankese i është bashkëngjitur edhe CD me video.
Ndërkaq, sot në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të tetë vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 15 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.
Kryeshefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj, tha se këto rinumërime janë për shkak të parregullsive teknike dhe mos përputhjeve të formularëve teknike.
Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori.
Procei i rinumërimit fillon sot në orën 17, në Qenrdën e Numërimeve dhe Rezulateve. /Insajderi.com