Hapen procedurat për Auto udhën Kijevë-Zahaq

Hapen procedurat për Auto udhën Kijevë-Zahaq

Zgjerimi i rrugës Kijevë-Zahaq, do të nis së shpejti, kjo u kumtua gjatë vizitës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Arban Abrashit dhe Arianit Blakaj, bankier kryesor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lajm i mirë është shpallja e procedurave të tenderimit nga BERXH dhe Bankës Invetime, sipas Abrashit, njofton Insajderi.

“Sot janë shpallur procedurat e tenderimit nga BERZH-i dhe BEI për vazhdimin e zgjerimin Kijevë-Zahaq, dhe shpresojmë që shpejt do të nisin edhe punimet pasi të bëhet përzgjedhja e kompanisë. Falënderoj BERZH-in për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e shumë projekteve me rëndësi të madhe për vendin”, tha Abrashi.

Ministri në Detyrë i Infrastrukturës e cilësoi si BREXH-n si partner të rëndësishëm, për projektet e mëdha infrastrukturore.

Ndërsa, Blakaj nga BREXH, tha se zgjerimi rrugës do të jetë sipas standardeve evropiane. /Insajderi.com