Hapësira e përbashkët është një qasje urbanistike që minimizon ndarjen midis mënyrave të përdorimit të rrugës

Hapësira e përbashkët është një qasje urbanistike që minimizon ndarjen midis mënyrave të përdorimit të rrugës

Hapësira e përbashkët është një qasje urbanistike që minimizon ndarjen midis mënyrave të përdorimit të rrugës. Kjo bëhet duke hequr karakteristika si semaforë, kalime për këmbësorë dhe trotuaret.

Ideatorët e hapësirave të përbashkëta kanë sugjeruar që duke krijuar një ndjenjë më të madhe të pasigurisë dhe duke e bërë të paqartë kush ka përparësi, drejtuesit e automjeteve do të ulin shpejtësinë e tyre, duke e ulur kështu mbizotërimin e automjeteve, duke ulur shkallët e aksidenteve në rrugë dhe duke përmirësuar sigurinë për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ky lloj i ri i të menduarit nuk është kundër makinave, por është një filozofi në të cilën këmbësorët janë ata që marrin prioritet të parë. Ndërsa automjetet veprojnë sipas këmbësorëve.

Hapësirat publike duhet të jenë të përgjegjshme – që janë, të dizajnuara dhe të menaxhuara për t’i shërbyer nevojave të përdoruesve të tyre.

Hapësira e përbashkët është vetëm një nga karakteristikat e shumta që e veçon Lagjen Model e cila përmes Banimit të Përballueshëm dhe Komunës së Prishtinës u siguron qytetarëve të Prishtinës vendbanimet më kosto të ulët dhe të përballueshëm. 

“Më mirë siguri me dyshime se sa aksidente të sigurta”- Hans Monderman.