Hapet aplikimi për subvencionet në gastronomi

Hapet aplikimi për subvencionet në gastronomi

Sot është hapur aplikimi për të përgatitur kërkesën për sektorin e gastronomisë për subvencionin e pagës së punëtorëve dhe të qirasë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Gastronomeve të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

“Nga sot është hapur aplikimi për të përgatitur Kërkesën rreth subvencionimit të sektorit dhe nën-sektorit të gastronomisë, në bazë të vendimit Nr. 08/08 të dt. 21.04.2021. Përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë, që të dyja deri në 50% të lartësisë së çmimit, dhe jo më shumë se 500€ për punëtorët, dhe/ose 2500€ për qiradhënësit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga kjo shoqatë kanë njoftuar se deri më 11 majë është afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa.

“Afati për dërgimin e kërkesës përmes sistemit elektronik EDI për këto masa është deri më 11 Maj 2021. Deri atëherë, sigurohuni që të dhënat tuaja janë të sakta me kontratat bruto të punëtorëve dhe kontratat bruto të qirave”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com