
Konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës është shpallur sot, njofton Insajderi.
Shpalljen e këtij konkursi e ka bërë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Konkursi është i hapur deri më 1 shtator të këtij viti, derisa procesi i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.
“Ministria e Financave siguron të gjithë aplikantët se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/