
Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për ata që duan të ndjekin studimet master.
Konkursi për vitin 2020/20221 hapet me vonesë për shkak të pandemisë COVID-19,njofton Insajderi.
UP-ja ka njoftuar se ka hapur konkurs për 14 njësi akademike.
2419 studentë nga këto njësi akademike do të pranohen për të vazhduar studimet master.
Nota mesatare e nivelit bachelor dhe testi me shkrim për regjistrim në master mbeten kriteret kryesore. /Insajderi.com