Hapet Panairi i Punës në Ferizaj

Hapet Panairi i Punës në Ferizaj

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatën Ndërkombëtare-GIZ, sot organizojnë Panairin e Punës.

Në këtë panair, biznese dhe organizata të ndryshme do t’u ofrojnë mundësi punësimi kandidatëve të interesuar dhe informata rreth mënyrës së punësimit.

Panairi i Punës mbahet në Palestrën e Shkollës Fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj.