Hapet Parku i Gërmisë, nuk gjendet ariu

Hapet Parku i Gërmisë, nuk gjendet ariu

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hapur Parku i Gërmisë, njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit të Komunës, ekipet e Emergjencës kanë kontrolluar terrenin përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te antenat dhe në Kolovicë dhe nuk është rënë në gjurmën e ariut, për të cilin qytetarët kanë raportuar se e kanë parë.

Parku i Gërmisë ishte mbyllur nga e diela e 5 shtatorit.

“Ju njoftojmë se pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës, pas punës në terren në Parkun e Gërmisë, u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët. Ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit, Parku është rihapur. Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët. Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët”, bën të ditur më tej njoftim. /Insajderi.com