Haradianj kundër shfuqizimit të task-forcës anti-korrupsion

Haradianj kundër shfuqizimit të task-forcës anti-korrupsion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dalë në kundër kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

Kjo pasi Qeveria Hoti, pjesë e të cilës bën pjesë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur shfuqizimin e task-forcës kundër korrupsionit.

Haradinaj në Facebook ka shkruar të shtunën se “Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike. Kjo task forcë ka funksionuar më shumë se 10 vite. Kanë hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre. Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si ShBA dhe BE”.

Po ashtu ai theksoi se “Në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura”.

Ish-kryeministri përmendi edhe veprimet në përmirësimin e sistemit të drejtësisë”, gjatë kohës sa kishte pushtet.

“Gjatë mandatit tim si Kryeministër jam ballafaquar me disa raste për të cilat ka pasur vendim për hetime ose aktakuzë. Vendimi im ka qenë që të ruaj sistemin dhe ta fuqizoj të njëjtin. Kam rritur rrogat e policisë, prokurorëve dhe gjykatësve dhe ju kam dhënë pavarësi të plotë. Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Unë kam paguar çmim që të ruaj sundimin e ligjit mbi përfitimet politike. Të njëjtën e pres nga çdo Qeveri e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

AAK është në Qeveri më Lidhjen Demokratike dhe NISMA Socialdemokrate. Përplasjes në koalicionin qeverisës janë tash e disa muaj.

Përndryshe më 23 tetor ka pasur një takim në mes partnerëve të koaliconit për situatën aktuale me të cilën përballet vendi. /Insajderi.com