Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Gllogjan, përcjell Insajderi.
Për ndër të datës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Haradinaj nderoi dëshmorët e rajonit të Dukagjinit.
“I bashkohem nderimit për të rënëve për liri. Nderimi behet edhe më i fuqishëm në ditë të shënuara, pra në ditën e përvjetorit të 13 të vendit”, tha Haradinaj.
Më parë Haradinaj bëri vizitë edhe në Reçak, aty ku më 15 janar 1999 ishin masakruar 45 shqiptarë nga regjimi i Millosheviqit. /Insajderi.com