Haradinaj vizitën në Turqi e filloi tek varri Ataturkut

Haradinaj vizitën në Turqi e filloi tek varri Ataturkut

Krye-diplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla, vizitën zyrtare në Turqi e nisi tek varri i themeluesit të këtij shteti, Mustafa Kemal Ataturk.

Ajo vendosi lule pranë varrit tek njeriu që para 100 viteve formoi shtetin turk.

“Fillova vizitën zyrtare në Turqi duke bërë homazhe tek figura dhe themeluesi i Turqisë modern dhe trashëgiminë e presidentit historik, Mustafa Kemal Ataturk.  Duke marrë pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Mauzoleun madhështor Anitkabir këtë mëngjes”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Haradinaj do të ketë takime me figura të larta politike në Turqi. /Insajderi.com