Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka hequr dorë nga mandati i deputetit, pasi strukturat e partisë po i kërkojnë që të jetë në teren.
Një nga arsyet që përmendi Haradinaj janë edhe zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtën e këtij viti.
“Do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në teren dhe nuk dua ta bëj punën në teren në dëm të mandatit të popullit”.
Pos kësaj Haradianj tha se do t’i japë mundësi Shemsedin Dreshajt të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori diçka më shumë se 7 përqind të votave, duke siguruar tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Kjo parti qeverisë me shtatë komuna në Kosovë. Por, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit vetëm në Deçan e Junik arritën të dalin si parti e parë. /Insajderi.com
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!
Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e…
Posted by Daut Haradinaj on Monday, 15 March 2021