Haradianj përsëri kritika ndaj Hotit rreth dialogut

Haradianj përsëri kritika ndaj Hotit rreth dialogut

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit aktual, Avdullah Hoti, për shkak të orientimit të dialogut me Serbinë.

Haradinaj kritikën ndaj Hotit e bazon në atë që po dërgon koordinator në dialog, sipas tij dialogu duhet të zhvillohet në mes figurave udhëheqëse të Kosovës, Serbisë dhe shteteve perëndimore.

Këto komente, Haradinaj, i ka bërë në “RTV 21”, duke mos u pajtuar aspak me mënyrën sesi dialogu po e merr rrjedhën.

“Po i tregoj këtij kryeministri dhe kolegëve të mi në LDK që me apo pa vetëdije jeni futur në një klishe ku dialogun e keni ulur më poshtë se në kohën e Thaçit e Mogherinit. Dialogu ka qenë në nivelin e vendimmarrësve të Presidentit Trump, Presidentit Macron e Kancelares,  Merkel”, tha Haradinaj.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka disa javë që ka shfaqur kritika për kryeministrin, Avdullah Hoti, me të cilin qeverisin bashkë. /Insajderi.com/