Haradianj: Të miratohet Ligji për Pagat – po rrezikohen direkt qytetarët

Haradianj: Të miratohet Ligji për Pagat – po rrezikohen direkt qytetarët

yetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që të miratojë Ligjin për Pagat, pasi sipas tij po rrezikohen direkt qytetarët duke mos u jetësuar ligji në fjalë.

Komentet e Haradianjt erdhën në tryezën me temë “Pagat në Sektorin publik” e organizuar nga AAK, të hënën.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj parashikon rritje të varfërisë për punëtorët e sektorit publik shkak i rritjes së çmimeve njëkohësisht.

Madje, thotë se mos-miratimi i Ligjit për Paga është duke e ulur edhe cilësinë në shërbime, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi.

“Problemi ka me qenë që me kalimin e kohës jo vetëm që do të varfërohen këta që janë në sektor publik, sepse janë rritur çmimet e po ndodh rritja e kostos së jetës, por problemi do të jetë shumë më i madh, pra përpos demotivimit, kjo do të jep kualitet më të dobët në shërbim, pra cilido shërbim do të bie në cilësi”.

“Por, jo vetëm kaq, do ta humbim kuadrin, cilido kuadër i nivelit të mirë do ta ketë problem ta vazhdoi besnikërinë e vet ose përcaktimin e tij me qenë shërbyes publik për shkak të ofertës në treg ose për shkak të ofertës që i japin edhe palët e tjera, si rasti i vendeve të BE-së e i ekonomive të tjera”, theksoi Haradinaj.

“Nëse protestat nuk kryejnë punë – atëherë grevë”

kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj.

Rrahman Jashari – kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar protesta për Ligjin e Pagave.

Në rast se protestat nuk kryejnë punë – thotë se semestri tjetër fillon me grevë.

Fillimisht ka paralajmëruar një protestë për 4 dhjetor, më pas edhe një masive më 18 dhjetor.

Deklaroi se është duke biseduar edhe me prindërit që t’i mbështesin.

“Ne jemi duke bërë përgatitjet për protestën 4 dhjetorin sepse do të jetë në kufizuar të njerëzve për shkak të Covid-19. Jemi duke zhvilluar takime me Këshillat e Prindërve duke kërkuar edhe mbështetjen e tyre”, ka thënë Jasharaj.

“Nëse vazhdohet kështu ngase kam frikë se Ligji i pagave nuk do të kalojë. Aq më tepër institucionet duhet të jenë të vëmendshme ngase këtë vit e filluam me një muaj vonesë. Mirëpo nëse Qeveria hesht ndaj kërkesave tona atëherë nuk na tregon çfarë është duke u punuar me Ligjin e pagave do të vijë protestë më e madhe e 18 dhjetorit”, deklaroi ai.

“Nëse as ajo nuk rezulton me sukses gjysmë vjetori në vend të ziles mund të na presë me grevë të përgjithshme prej çerdheve deri në universitet. Kërkesë kyçe është ligji i pagave që Qeveria të na takojë të shohim se a është prekur sistemi arsimor”.

“Dhe pastaj të procedohet në parlament dhe në janar të vitit të ardhshëm të fillojë së implementuari Ligji i pagave. Përndryshe nëse nuk ndodh mund të na gjejë me greva. Ne po mundohemi të bëjmë presion te Qeveria që të zgjidh çështjen përmes dialogut”, theksoi ai. /Insajderi.com