Haradinaj: 22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme

Haradinaj: 22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 vjetorin e sulmit të dytë në familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Haradinaj ka thënë se 22 janari i vitit 1998, nuk ishte i zakonshëm për Familjen Jashari, pasi i rezistuan sulmit në forcave të okupatorit.

“22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit, nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë baci Shaban, me nipa e mbesa, i rezistuan sulmit të forcave të okupatorit, në sulmin e dytë të pashembullt që iu bë kësaj familjeje të madhe patriotike”, ka thënë Haradinaj përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se familja Jashari gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye prapa me turp nga Prekazi. /Insajderi