Haradinaj: AAK do të ketë rritje, në 7 komuna jemi të parët

Haradinaj: AAK do të ketë rritje, në 7 komuna jemi të parët

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidati për president, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se kjo parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit do të ketë rritje, krahasuar me ato të 6 tetorit të vitit 2019, transmeton Insajderi.

Ai ka kundërshtuar sondazhet që po publikohen këto ditë, sipas të cilave AAK-ja pritet t’i fitojë nga 7 deri në 9 për qind të votave.

“Kjo është axhamillëk i atyre që flasin me këto sondazhe, sigurisht i kanë interesat e tyre ata që i bëjnë”, ka thënë Haradinaj në RTK.

Ai tha se vetëm në tri qytete të Dukagjinit kanë mbi 40 mijë vota.

“Si parti politike jemi të parët në komunat që i udhëheqim aktualisht. Në shtatë komuna jemi të parët, në dy jemi në garë për vendin e parë, në Pejë dhe në Istog.

Si ka logjikë që nëse je i pari në të gjitha këto komuna e me mendu qe ke më pas më pak se 10 për qind të votave”, ka pohuar i pari i AAK-së.

Sipas tij, 14 shkurti është afër dhe kjo rritje do të konfirmohet.

“Ata që po bëjnë këso kalkulime janë vërtetë axhami. Kemi rrijte në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019. Do ta tregoj votuesi në zgjedhjet e 14 shkurtit se sa jemi rritur. Kemi situatë të qëndrueshme, në të gjithë vendin kemi rritje. Do të marrim mbi 100 mijë vota”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com