Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se ideja te partia e tij është se do të kenë mbi 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Ai ka dhënë arsyet e këtij synimi të partisë që udhëheq Ramush Haradinaj.
“Matematika jonë është shumë e thjeshtë. Domethënë mendimin e kemi për me dalë 20 deputetë plus. Ky është qëllimi dhe është pretendim real. Nuk jemi duke parë ëndrra, por në bazë të asaj që shohim në terren, në bazë të listës po ashtu, të kaluarës tonë, në bazë të kryetarëve të komunave që kanë punuar fort”, thotë Haradinaj në Kanal10.
Tutje ai ka thënë se pushteti që ka AAK-ja në nivel lokal, do ta përkthejë ne votë në zgjedhjen e përgjithshme.
“Aleanca është më e madhja në pushtet lokal. Ne jemi me shtatë komuna në nivel të qeverisjes. Jemi partia e parë dhe ajo ka me u përkthyer në votë detyrimisht. Në 13 komuna bashkëqeverisim thotë ai”, thotë ai./Insajderi.com