Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, transmeton Insajderi.
Kështu është shprehur para gazetarëve sot, kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, i cili e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.
Lideri i AAK-së është pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e Albin Kurtit, ndërsa tha se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.
“Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, këto vija të kuqe do të pengonin një shumicë”, ka thënë ai. /Insajderi.com