Haradinaj akuzon babain e Armend Zemajt si bashkëpunëtor të Serbisë

Haradinaj akuzon babain e Armend Zemajt si bashkëpunëtor të Serbisë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i cili shkaktoi zemërim të madh ditë më parë me një deklaratë për vrasjet e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas luftës, të dielën i është përgjigjur kritikave të deputetit të LDK’së, Armend Zemaj.

Ky i fundit ditë më parë e kishte dënuar ashpër deklaratën e Haradinajt, i cili kishte thënë se s’është “punë e madhe që janë vrarë zyrtarët e LDK-së”.

“Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egersire ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njejte me logjiken e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteraneve të Luftës” me hipokrizi dhe mungese ndërshmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë me shume se “punë e madhe”.Ky është modeli i mbrojtjes së kastes kriminale në Kosovë. Populli e dijë kush jeni, kush keni qene dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarta tuajt dhe të atyre qe i ke pardon”, kishte shkruar Zemaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Por sot, nënkryetari i OVL-UÇK ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, e ku, sipas tij, shihet edhe babai i deputetit të LDK’së.

Në fotografi, gjithnjë sipas Haradinajt, shihen edhe zyrtarë serbë të asaj kohe.

“Unë “Monstrumi” që për sojinë e juajë jamë: si Hudhra dhe Kryqi për Vampirin, po të pyesë ? ARMEND ZEMAJ O PATRIOT ! A PO E NJEH QETU KUND BABEN TËND..!!?? I pari nga e majta është”, ka shkruar Haradinaj.

“Se tê 3-tinë,Vul Mirqiqin, e të 4-tinë, policin famëkeq ‘Zeka’ e di që i njehë ma mirë…!?”, thotë nënkryetari i OVL-UÇK..

“Prandaj kurë të tillët si ju dhe armiqët do më lavdêrojnë, une do ndihëm i turpëruar, për deri sa më fyeni ju kuptoj plotësisht porë ta keni me dije se: Fyerja e juajë dhe e të tillëve si ju, mua dhe familjës sime na bën nderë…!”, përfundon shkrimi i Nasim Haradinajt. /Insajderi.com