Haradinaj akuzon Francën se po e mbështetë lojën e Serbisë

Haradinaj akuzon Francën se po e mbështetë lojën e Serbisë

Sipas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shteti i Francës është duke mbështetur lojën e Serbisë karshi tij dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, lideri i AAK-së nga Franca, territorin e së cilës nuk guxon ta lëshojë deri në një vendim të radhës së autoriteteve atje për kërkesën e Serbisë për ekstradim, Haradinaj ka thënë se Serbia po bënë lojë politike kundër tij dhe se këtë lojë po e mbështetë Franca.

“Kjo është tani vetëm një lojë politike e Beogradit. Lojë politike, që për fat të keq e përkrahu edhe Franca”, ka thënë Haradinaj në VOA.

Faktin se ai është liruar me kusht, e ka cilësuar si një cirk.

“Këtu duhet të theksojë se e gjithë kjo është një cirk, e thashë edhe në gjykatë, një cirk ligjor, nuk ka të bëjë me ligjin, është krejtësisht politike dhe është krejtësisht abuzim ligjor”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, aktakuza nga Serbia daton në vitin 2004 dhe proceset gjyqësore ndaj tij, kanë filluar në vitin 2005 dhe deri në vitin 2011 kanë vazhduar, e në të njëjtën kohë ai është shpallur i pafajshëm në nëntor të vitit 2012.

“Pra, ardhja me këto shkresa të tilla, është abuzim dhe ndalimi im në bazë të urdhër arrestit të vitit 2004, është abuzim. Gjermania e ka hedhur poshtë, Austria e ka hedhur poshtë, Zvicra e ka hedhur poshtë, ndërsa është e habitshme qasja e autoriteteve franceze ndaj kësaj kërkese të Serbisë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]