Haradinaj: Albin Kurtit do t’i kushtojë shumë ky gabim

Haradinaj: Albin Kurtit do t’i kushtojë shumë ky gabim

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër të ardhshëm, “do t’i kushtojë heqja e taksës” ndaj produkteve serbe.

Në emisionin Pressing të T7, Haradinaj u shpreh se Kurti do të bëjë gabim të madh me largimin e taksës.

“Kurti po bën gabim me heqjen e taksës dhe futjes së mallrave serbe në Kosovë. Atij do t’i kushtojë shumë ky gabim”, ka thënë Haradinaj.

Albin Kurti ka deklaruar se do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, teksa ka paralajmëruar reciprocitet të plotë me Serbinë.