Haradinaj arsyeton këshilltarin e tij për deklaratën ndaj agjentëve rus

Haradinaj arsyeton këshilltarin e tij për deklaratën ndaj agjentëve rus

Gjatë konferencës për medie, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me deklaratën e këshilltarit të tij, Halil Matoshi.

Ai tha se edhe pse nuk i përcjell të gjithë se çfarë flasin, deklarata e Matoshit për agjendat rus që po i detyrojnë kosovarët ta lëshojnë vendin, arsyetohet.

“Tani ne e dimë që ka tendencë të përfshirjes së Kosovës në procese që kishin qit pak prej binarëve. Ekziston një agjendë e Rusisë. Nuk është pa arsye pse përmenden, jo pse ata po i detyrojnë me ik, por ata e kanë agjendën që me i qit Kosovën në regres”, tha Haradinaj.