Haradinaj: Baca Adem, populli ynë po i bashkohet popujve të lirë

Haradinaj: Baca Adem, populli ynë po i bashkohet popujve të lirë

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ceremonisë komemorative ka vlerësuar lart veprën e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, duke thënë se ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

“Ti ishe për liri dhe të drejta të plota… nuk ka të tjerë si ti, Baca Adem që për të gjallë jepen kaq shum,  sa dhe ti nga e drejta jote që ne të jetojmë në liri. Më në fund, Baca Adem, populli yt po i bashkohet popujve të lirë. Prehu i qetë Baca i kombit, heroi ynë”, , tha Haradinaj.

Kortezhi me arkivolin tashmë është nisur për në varrezat në lagjen Velania, ku do të varroset Demaçi.