Kandidati për kryeministër nga radhët e koalcionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak banorëve të Obiliqit, por më në fund, atyre po u shpaguhet.
Haradinaj, këto komente i ka bërë teksa ka qendruar në odën e Afrim Krasniqit. Ai gjithashtu ka thënë se Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, duke përfituar gjashtë milionë euro buxhet shtesë dhe tani do të vendoset drejtësia dhe do të përfitojnë benefite sipas ligjit, për punësim në KEK.
“Në odën e Afrim Krasniqit, banorët e Brezhnicës së Obiliqit me përkrahje të fuqishme për konceptin 100% shtet. Qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet. Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, duke përfituar që në fillim gjashtë milionë euro buxhet shtesë dhe tani do të vendoset drejtësia dhe do të përfitojnë benefite sipas ligjit, për punësim në KEK, projekte zhvillimore dhe funksionalizimin e Zonës Industriale. Banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike”, ka thënë Haradinaj.