Haradinaj: BE-ja ta përkrahë Kosovën, tani kur pritet vendimi për liberalizim të vizave

Haradinaj: BE-ja ta përkrahë Kosovën, tani kur pritet vendimi për liberalizim të vizave

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku folën për liberalizimin e vizave dhe ndihmën që BE-ja mund t’i ofrojë Kosovës në këtë aspect, transmeton Insajderi.

Lidhur me këtë takim të realizuar, Haradinaj ka thënë se i ka kërkuar Szunyog që BE “të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin në BE”.

“Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave”, njofton Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë.

Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave. /Insajderi.com