Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se bllokimi i Kosovës do të bashkimin me Shqipërinë.
Ai në Euronews tha se Kosova nuk anëtarësohet në NATO, atëherë duhet të mbështetet referendum.
“Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë. Të krijojmë një momentum të ri, të jetojmë më të konsoliduar si në planin e jashtëm dhe të brendshëm”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se duhet njohja e Kosovës nga Serbia për të pasur stabilitet.
“Tash është koha për njohje. Që të kemi një zgjidhje në raportet Kosovë Serbi në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj. /Insajderi.com